Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-02-2015

Dhuna në familje

Instituti Gjyqësor i Kosovë, më 05 shkurt 2015 në kuadër të Programit të Trajnimeve të Vazhdueshme ka realizuar trajnimin “Dhuna në familje”.

Qëllimi i organizimit të trajnimit ishte avancimi i njohurive profesionale në zbatimin më efikas të dispozitave ligjore lidhur me procedurën dhe afatet për vendosje sipas kërkesave për urdhër mbrojtje dhe në përdorimin e procedurave standarde për mbrojtje nga dhuna në familje.

Gjatë trajnimit u diskutua për legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar për mbrojtjen dhe parandalimin e dhunës në familje dhe obligimet e shtetit për mbrojtje nga dhuna në familje si një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut.

Mes tjerash u trajtua edhe procedura gjyqësore për vendosje të masave mbrojtëse dhe kohëzgjatja e tyre, ekzekutimi dhe pasojat për mos ekzekutim të urdhrit për mbrojtje dhe mekanizmat institucional dhe akterët tjerë që janë të përfshirë drejtpërdrejtë në mbrojtje të viktimave nga dhuna në familje.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve për problemet konkrete nga praktika e përgjithshme gjyqësore të përcjella me raste praktike me qëllim unifikimin e praktikës gjyqësore.

Shpërndaje :