Më 12 shkurt 2015 , Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin për gjyqtarë me temë “Konstituimi dhe shuarja e servituteve”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte të kontribuoj në avancimin e njohurive profesionale të pjesëmarrësve në mënyrë që të dallojnë mënyrat e krijimit dhe shuarjes së servitutit, zbatojnë drejtë dispozitat ligjore dhe vendosin drejtë sipas padive për mbrojtjen gjyqësore.
Trajnimi u fokusua në shtjellimin e sfidave dhe zgjidhjet që ofron teoria juridike dhe zgjidhjet që janë dhënë në ligjin vendor, përkatësisht në Ligjin për Pronësinë dhe të Drejtat Tjera Sendore.
Gjatë trajnimit u trajtua kontrata për themelimin e servitutit dhe kriteret matëse për caktimin e shpërblimit për servitutet nëse e drejta e kontraktimit rregullohet me kompensim, bazat e krijimit të servitutit dhe parimet e servituteve. Ndër të tjera u diskutua për llojet e servituteve, mbrojtjen gjyqësore dhe për dy mënyrat e shuarjes së servitutit sendor.
Dallimi në mes të servituteve sendore dhe atyre personale, ndarja e pasurisë dominuese dhe asaj shërbyese ishin disa nga çështjet tjera të ngritura për diskutim.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore dhe bashkëpunëtorët profesional.
12-02-2015