Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-02-2015

Bazat për thirrje në trashëgimi

Instituti Gjyqësor i Kosovës, me 16 shkurt 2015, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka mbajtur trajnimin “Bazat për thirrje në trashëgimi”.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte që të ndihmoj pjesëmarrësit në njohjen më të mirë dhe të zbërthimit të dispozitave ligjore lidhur me bazat e thirrjes në trashëgimi si dhe të identifikojnë kushtet ligjore për vlefshmërinë e testamentit.

Gjatë zhvillimit të trajnimit u shtjelluan bazat kryesore të thirrjes në trashëgimi si, trashëgimia me ligj dhe me testament si vullnet i fundit i trashëgimtarit, rendi ligjor i trashëgimtarëve dhe e drejta e përfaqësimit si e drejtë trashëgimore në radhë të dytë të trashëgimisë.

Ndër të tjera është diskutuar për tejkalimin e sfidave rreth përcaktimit të vëllimit dhe kontrata për pjesën e domosdoshme si dhe personat që e gëzojnë këtë të drejtë.

Trajnimi u zhvillua nëpërmjet detyrave praktike dhe diskutimeve interaktive nga pjesëmarrësit lidhur problemet aktuale në të cilat hasin dhe unifikimin e praktikës gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e nivelit themelor dhe bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :