Me 18 - 20 shkurt 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me programin EROL të USAID-it, organizuan punëtorinë për zhvillimin e Programit të Trajnimit për Trajnues.
Qëllimi i kësaj punëtorie ishte ri-dizajnimi i programit të trajnimit për trajnues të IGJK-së në kuadër të zhvillimit të metodologjisë trajnuese dhe teknikat më të avancuara për trajnimin e trajnuesve gjyqësor.
Në punëtori u diskutua për kompetencat e trajnuesve që synohen të zhvillohen në kuadër të objektivave të IGJK-së për avancim të metodologjisë trajnuese si dhe temat që do të përfshihen në kuadër të këtij programi.
Ndër temat që u trajtuan në këtë punëtori ishin edhe mësimi i të rriturve, diferenca dhe udhëheqja, si të ligjërojmë - aplikimi teorisë eksperimentale të të mësuarit në trajnimin e trajnerëve si dhe institucionalizimi i ndryshimeve - çfarë duhet të bëhet për të siguruar qëndrueshmëri.
Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin: Drejtori dhe Koordinatori i IGJK-së, Udhëheqësi i PTV-së, përfshirë dy Trajnues të IGJK-së dhe ekspertin nga EROL-i.
20-02-2015