Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-03-2015

Raportimi financiar

Më 17 mars 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me programin për legjislacion komercial CLE të USAID ka organizuar trajnimin për gjyqtarë lidhur me “Raportimi financiar”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me aplikimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe standardeve ndërkombëtare të raportimit financiar lidhur me praktikën e aplikimit në Kosovë. Po ashtu synime të trajnimit ishin njohja me rregullativën e raportimit financiar dhe interpretimit të drejtë të pasqyrave financiare.

Gjatë trajnimit u elaborua legjislacioni vendor me theks të veçantë në Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim i cili rregullon sistemin e kontabilitetit dhe raportimit financiar në Kosovë dhe nevoja e harmonizimit me standardet ndërkombëtare për kontabilitet e raportim financiar me qëllim të prezantimit të drejtë të pasqyrave financiare. Në këtë kontekst u trajtuan çështjet kryesore për raportim financiar të cilat ndihmojnë në procese gjyqësore dhe transaksione biznesore, përgjegjësia për raportim financiar dhe mjetet për rishikimin e analizimin e pasqyrave financiare të një kompanie në mënyrë që të jenë të kuptueshme, relevante, të besueshme dhe të krahasueshme.

Trajnimi u zhvillua me diskutime interaktive nga gjyqtarët pjesëmarrës lidhur me çështjet e shtjelluara dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në praktikën gjyqësore aktuale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë civilist të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike.

Shpërndaje :