Sot, më 21 maj 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, të mbështetur dhe të financuar nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së SHBA-së, është duke e zhvilluar sesionin e I-rë të Trajnimit të Trajnuesve në fushën e Ndërmjetësimit.
Ky trajnim vije si rezultat i një procesi të gjatë rekrutues, i filluar që nga viti 2021, i cili është përmbyllur gjatë muajit mars 2022, me ç’rast janë përzgjedhur 15 ndërmjetësuar për të vazhduar Trajnimin e Trajnuesve.
Gjatë 3 ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit do jenë në gjendje t’i avansojnë njohuritë e tyre dhe ti zhvillojnë kapacitetet e tyre trajnuese, së bashku me ekipin e FMCS nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga z. Peter Swanson, znj. Emily Rife dhe z. David Moora.
I tërë trajnimi do jetë i fokusuar në raste praktike dhe simulime, të zhvilluara paraprakisht nga ekipi trajnues, duke filluar me rolin e Ndërmjetësuesit, adresimit të emocioneve tek palët, gjuha e ndërmjetësuesit e shumë detaje tjera që luajnë rol të rëndësishëm në procesin e Ndërmjetësimit.
Përfitues të Trajnimit janë 15 ndërmjetësues të përzgjedhur në grupin e Trajnuesve potencial nga ekipi i FMCS.
21-05-2022