Më 23-24 maj 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke e realizuar punëtorinë për shkathtësitë e përfaqësimit në gjykim.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Michael W. Grant, Këshilltar Ligjor – Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Ambasada e SHBA në Prishtinë dhe z. John C. Hanley, Këshilltar Ligjor – Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Ambasada e SHBA në Prishtinë.
Qëllimi i kësaj punëtorie është i avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me përfaqësimin në gjykim, përmes elaborimit të teorisë së gjykimit, dhënien e një fjale hyrëse efektive, marrjen në pyetje e drejtpërdrejt dhe e tërthorte, përdorimin e provave ne gjykim, dhënës së fjalës përfundimtare si dhe argumentimi për një dëm në vend.
Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë prokuroret e gjeneratës së VIII dhe disa nga prokuroret gjeneratës së VII të cilët e kanë përfunduar Programin Fillestar.
23-05-2022