Instituti Gjyqësor i Kosovës, më 26 mars 2015 në kuadër të PTV-së ka mbajtur trajnimin për gjyqtarë me temë “Raporti i procedurës kontestimore me procedurën jokontestimore”.
Ky trajnim kishte synim avancimin e njohurive të gjyqtarëve në zbatimin praktik të këtyre dy procedurave, dallimin dhe ngjashmëritë në mes tyre dhe identifikimin e veprimeve të ndërmarra në njërën procedurë që mund të vlejnë edhe për procedurën tjetër.
Gjatë zhvillimit të këtij trajnimi u trajtuan tema që kanë të bëjnë me parimet dhe rregullat e procedurës kontestimore dhe asaj jokontestimore si dy procedura të ndryshme gjyqësore që shërbejnë për mbrojtjen e të drejtave të subjekteve që kërkojnë mbrojtje gjyqësore.
Në këtë kontekst u trajtua raporti i procedurës kontestimore dhe asaj jo kontestimore, ndërlidhja e tyre dhe veprimet e gjykatës në rastet kur aplikohen dispozitat e procedurës kontestimore në procedurën jokontestimore, pastaj rastet kur procedura jokontestimore kalohet në procedurë kontestimore.
Vlerësimi i kushteve për zhvillimin procedurës kontestimore dhe procedurës jokontestimore të cilin e bënëgjykata me rastin e lejimit të procesit gjyqësor ishte gjithashtu temë që u trajtua.
Po ashtu gjatë diskutimeve u ngritën edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me palët në procedurën kontestimore dhe pjesëmarrësve në procedurën jo kontestimore si dhe vendimet e gjykatës për njërën dhe procedurën tjetër ku u theksuan dallimet mes tyre.
Metodologjia e përdorur gjatë këtij trajnimi ishe e kombinuar me shpjegime teorike, diskutime të rasteve nga praktika aktuale me qëllim të përafrimit të qëndrimeve të gjyqtarëve pjesëmarrës lidhur me dilemat e tyre dhe unifikimit të praktikës gjyqësore.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore.
26-03-2015