Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-06-2022

Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave

Më 01-02 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e Bashkimit Evropian JUFREX në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar Tryezën me temë “Liria e Shprehjes dhe Liria e Mediave”.

Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë: Znj, Frosina Sylejmani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit, Znj. Flutura Kusari, eksperte e Këshillit të Evropës, , dhe z. Imer Mushkolaj gazetar Këshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves.

Qëllimi i kësaj Tryeze është që të rrisë kapacitetin e profesionistëve ligjor për të zbatuar standardet Ndërkombëtare dhe Evropiane në fushën e lirisë së shprehjes.

Gjatë këtyre dy ditëve në këtë tryezë po trajtohen; Shpifja dhe mbrojtja e reputacionit (korniza ligjore vendore dhe rastet gjyqësore), paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP), roli i këshillit i mediave të shkruara të Kosovës dhe komisionit të pavarur për media në mbrojtjen e reputacionit.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të kësaj Tryezës janë: Prokuror nga Prokuroritë Themelore, bashëpuntor profesional, zyrtar policor si dhe avokatë nga regjioni i Kosovës.

Shpërndaje :