Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-06-2022

Vizita e Këshillit të Studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

Me 02 qershor 2022, Akademia e Drejtësisë ka pritur në vizitë Këshillin e Studentëve të Fakultetit Juridik “Hasan Prishtina” të Universitetit të Prishtinës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njoftimi për së afërmi i studentëve me veprimtarinë e Akademisë.

Me rastin e vizitës studentët u njoftuan me aktivitetet e AD-së, sukseset dhe sfidat e saj. Në vijim studentët diskutuan për impaktin që kanë materialet ligjore dhe literatura e AD-së në procesin e formësimit të tyre si juristë. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit në të ardhmen sidomos me programet praktike për studentë.

Në vizitë ishin gjithësejt 15 studentë që kryesisht ishin në vitin e parë dhe të dytë të studimeve.
 

Shpërndaje :