Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-06-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni II

Më 14-15 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin Hibrid me temë “Program i Specializuar i Trajnimit - Korrupsioni zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare – Sesioni II”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Kujtim Munishi, kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe z. Skender Çoçaj, gjyqtar n Gjykatën Themelore në Prizren.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare ku  kohëve të fundit ka raste në të cilat kryerësit akuzohen për shkak të veprave penale dhe shpeshherë paraqiten dilemat të ndryshme në lidhje me zbatimin e drejtë të dispozitave ligjore që i referohen këtyre veprave penale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë dhe Prokurorë nga niveli Themelore si dhe Bashkëpuntorë Profesional.

Shpërndaje :