Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-06-2022

Nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mos durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik

Me 16 Qershor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve është duke e  realizuar trajnimin me temë “Nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mos durimit kombëtar, racor, fetar ose etnik”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe znj. Iliriana Tafa, prokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi se nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mos durimit në baza të veçorive kombëtare, racore, fetare ose etnike është vlerësuar se duhet të konsiderohet vepër penale.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit të Apelit dhe nivelit themelor.

Shpërndaje :