Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-07-2022

Akademia e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës pjesë e Mbledhjes së 38-të Plenare të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) në Maltë

Maltë, 27 – 28 qershor 2022 – Me ftesë nga Sekretariati i CEPEJ  i Këshillit të Evropës, delegacioni nga Kosova i përbërë nga Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) Albert Zogaj morën pjesë në mbledhjen e tridhjetë e tetë (38) Plenare të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) e cila u mbajt në Valetta, Maltë.

Në këtë mbledhje, diskutohej rreth temës “Rritja e cilësisë dhe efikasitetit të një drejtësie të dixhitalizuar”, sfidave të drejtësisë dixhitale si dhe mënyrat për të përgatitur më mirë gjyqtarët për valën e ndryshimeve.

Mes tjerash u diskutua lidhur me zhvillimet në drejtësinë kibernetike dhe inteligjencën artificiale, punët në fushën e cilësisë së drejtësisë, menaxhimin e kohës gjyqësore si dhe programet e bashkëpunimit dhe zhvillimet e fundit në fushën e drejtësisë në shtetet anëtare dhe vëzhguese.

Gjatë vizitës, Drejtori Ekzekutiv i AD-së z. Fejzullahu dhe Kryesuesi i KGJK-së z. Zogaj realizuan një numër takimesh me zyrtarë të lartë nga KE, fillimisht me Presidentin e CEPEJ z. Ramin Ramin Garagurbanli, Zëvendës Presidentin, z.  Francesco Depasquale, Sekretaren e CEPEJ, znj. Muriel Decot si dhe Zëvendës Sekretaren e CEPEJ,znj. Clemence Bouquemont, për të vazhduar me takime  me Ambasadorin Christian Meughly Përfaqësues i Përhershëm i Zvicrës në Këshillin e Evropës dhe Kryesues i Grupit Raportues -  Bashkëpunimi Ligjor i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës; Znj. Oognah Buckley Zëvendës Sekretare e Përgjithshme nga Departamenti i Drejtësisë së Irlandës dhe njëherë Përfaqësuese e Presidencës së Irlandës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës;

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i përbërë nga Drejtori i Akademisë së Drejtësisë dhe Kryesuesi i KGJK-së Zogaj vlerësuan lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Këshillin e Evropës përmes projekteve të cilat kanë për qëllim forcimin e cilësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor në Kosovë.

Shpërndaje :