Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-07-2022

Takimi me mentorët e prokurorëve të sapo emëruar -gjenerata e IX

Më 04 korrik 2022, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, priti në takim mentorët e prokurorëve të sapo emëruar të gjeneratës së IX.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi i mentorëve me programin trajnues fillestar të cilit do t’i nënshtrohen prokurorët e sapo emëruar, aktivitetet dhe angazhimet e tyre gjatë mentorimit, ndarja e detyrave dhe përgjegjësive, dhe vlerësimi përfundimtar. Gjithashtu u ritheksuar se përkushtimi dhe përgjegjësia për zbatimin e kësaj faze të trajnim duhet të jetë e lartë nga ana e mentorëve. Po ashtu prokurorët të caktuar për mentor u informuan në detaje rreth organizimit të trajnimit praktik, ku kjo pjese e trajnimit realizohet në prokurorit përkatëse ku janë caktuar prokurorët e sapo emëruar.

Në gjeneratën e 9 të prokurorëve të sapo emëruar janë caktuar 6 mentorë/prokurorë, të caktuar për mbështetjen e trajnimit praktik i cili do të realizohet në prokurorit themelore përkatëse dhe do të zgjatë për periudhë një (1) vjeçare 2022/2023.

Shpërndaje :