Me 05 Korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve është duke e realizuar trajnimin me temë “Paraburgimi dhe masat tjera për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Iliriana Tafa, prokurore në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të njoftohen me kushtet ligjore-bazat për caktimin e masave për sigurinë e pranisë së të pandehurit në procedurë.
Përfituesit e këtij trajnim janë: Gjyqtarët e gjykatave themelore dhe të Apelit, prokurorët e prokurorive themelore, të Apelit dhe të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
05-07-2022