Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-07-2022

Punëtori për Çertifikimin e Trajnuesve – Fusha Penale

Sot, më 05 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – zyra e OPDAT në Kosovë dhe zyra rajonale e OPDAT në Kroaci, janë duke e realizuar Punëtorinë tre (3) ditore, për certifikimin e Trajnuesve të AD-së, nga fusha Penale.

Kjo nismë, e quajtur Programi i Trajnimit të Trajnerëve (Programi ToT), është krijuar duke pasur parasysh nevojën për plotësimin e përpjekjeve të AD-së për të forcuar programet e edukimit dhe trajnimit.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit do të mësojnë të hartojnë programe trajnimi interaktive, duke përfshirë si vijon: (1) të analizojnë audiencën dhe nevojat e mësimit për të rritur; (2) të hartojnë aktivitete trajnimi efektive dhe tërheqëse; (3) të zhvillojnë materiale dhe ekstrakte të dobishme; (4) të organizojnë dhe të mbajnë punëtori trajnimi; dhe (5) të vlerësojnë kënaqshmërinë e pjesëmarrësve dhe zbatimin e njohurive dhe aftësive.

Theks i veçantë do t’i kushtohet rritjes së aftësive prezantuese të pjesëmarrësve, pavarësisht nga niveli i përvojës

Kursi i çertifikimit organizohet në pajtim me kërkesat e Ligjit për Akademinë e Drejtësisë, për certifikimin e trajnuesve të saj.

Trajnues të kësaj punëtorie janë 2 ekspertët ndërkombëtar:

  • Ameet Kabrawala - Këshilltar Rezident Ligjor në Zyrën e OPDAT në Kroaci;
  • Jelena Firic - Këshilltare ligjore, zyra e OPDAT në Ambasadën e SHBA në Kroaci.

Përfitues dhe pjesëmarrës në punëtori janë Gjyqtarët, Prokurorët dhe trajnuesit tjerë të jashtëm të cilët shërbejnë si trajnues në Akademinë e Drejtësisë në fushën Penale.

Shpërndaje :