Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-07-2022

Trajnim për lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qasjes në dokumente publike për zyrtarë për komunikim me publikun nga Gjykatat dhe Prokuroritë si dhe asistentë të kryetarëve të Gjykatave dhe Kryeprokurorëve

Sot më 05 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, projekti i JUFREX, po organizojnë trajnimin me temë: “Trajnim për lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qasjes në dokumente publike për zyrtarë për komunikim me publikun nga Gjykatat dhe Prokuroritë si dhe asistentë të kryetarëve të Gjykatave dhe Kryeprokurorëve”.

Qëllimi i trajnimit është që zyrtarët për komunikim brenda Gjykatave dhe Prokurorive, si dhe asistentët e kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve, të njihen më shumë me risitë rreth lirisë së shprehjes, fushëveprimi i nenit 10 të KEDNJ, dhe funksionimi i Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.

Gjithashtu do të trajtohen edhe të drejtat e qasjes në dokumente publike, Jurisprudenca vendore dhe e Gjykatës Evropiane për të Drejtën e Qasjes në Dokumente Publike, Roli i Agjencisë për Informim dhe Privatësi në të drejtën e informimit etj.

Trajnues në këtë trajnim janë: Prokurorja Habibe Salihu, Prokurori Bekim Kodraliu, ekspertja vendore znj. Flutra Kusari, si dhe dy panelistët e trajnimit z. Ekrem Lutfiu – zëdhënës në Prokurorinë speciale dhe znj. Saranda Ramaj - gazetare.

Përfitues të trajnimit janë zyrtarët për informim brenda Gjykatave dhe Prokurorive si dhe asistentët e kryetarëve të gjykatave dhe kryeprokurorëve.

Shpërndaje :