Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-07-2022

Tryezë për çështje pronësore

Më 06-07 Korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Tryezën me temë “Tryezë për çështje pronësore”.

Panelistë të angazhuar në këtë tryezë janë: z. Fejzullah Rexhepi, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme, z. Rrustem Thaqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në gjykatën e Apelit.

Qëllimi kryesor i tryezës ka për fokus trajtimin dhe adresimin e sfidave të praktikës gjyqësore lidhur me zbatimin e dispozitave materiale në fushën e të drejtës pronësore, ku do të trajtohen çështjet thelbësore në kuadër të së drejtës pronësore. Trajtimi i çështjeve do të bëhet duke prezantuar sfidat e identifikuara në praktikën e gjykatës së shkallë së tretë e të cilat do të prezantohen përmes rasteve konkrete.

Metodologjia e tryezës është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive dhe prezantimi i çështjeve përmes rasteve.

Përfitues të kësaj Tryezës janë: Gjyqtarët e gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore.

Shpërndaje :