Më 12 korrik 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Rregullat e komunikimit” me trajnues prof. Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në këtë nën modul janë: Metodat e të shpjeguarit, pritjet nga pjesëmarrësit dhe faktorët determinues që vështirësojnë komunikimin në frymën e përmbushjes efiçiente të objektivave të synuara.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokuroret e sapo emëruar.
12-07-2022