Më 15 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë, pas dekretimit të gjyqtarëve të sapo emëruar të (gjeneratës së IX), ka filluar zhvillimin e zbatimit të Programit të Trajnimit Fillestar, dhe me këtë rast ka realizuar takimin e parë me gjyqtarët e sapoemëruar ku edhe shënon fillimin zyrtarë të Trajnimit Fillestar për vitin 2022/2023.
Në fjalën hyrëse hapjen e këtij takimi e bëri Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, z. Enver Fejzullahu ku fillimisht i uroi gjyqtarët për emërimin e tyre dhe rrugëtimin e detyrës së re, për të vazhduar tutje me njoftimin e rolit dhe rëndësisë që ka trajnimi fillestar, për përgatitjen e tyre të mëtejme profesionale dhe avancimin e njohurive. Gjyqtarët e sapo emëruar u njoftuan rreth strukturës se trajnimit dhe metodologjisë së realizimit të trajnimit. z. Fejzullahu potencoi me theks të veçantë për mbështetje të vazhdueshme gjatë rrugëtimit njëvjeçarë për gjyqtarët e sapo emëruar me qëllim që trajnimi fillestar të jetë i plotësuar dhe fitimprurës për gjyqtarët e rinj.
Duke e falënderuar Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për prezencën e tij në këtë takim Kryesuesit Zogaj, edhe një herë i uroi gjyqtarët për pozitën e re duke ju dëshiroj punë të suksesshme por gjithashtu duke përmendur sfidat që do i presin. Po ashtu z. Zogaj shprehu mbështetjen e KGJK-së dhe Akademisë si dhe i inkurajoi gjyqtarët e sapo emëruar për një përkushtim dhe angazhim maksimal me qëllim të përgatitjes së tyre adekuate që të ushtrojnë në mënyrë të drejtë dhe profesionale funksionin e gjyqtarit.
Gjyqtarëve të sapo emëruara me një fjalë rasti ju drejtua edhe z. Vilard Bytyqi, Kryetar i Komisionit për Trajnime duke ju uruar detyrën e re dhe dëshiruar sukses, theksoj që duhet te jeni krenar për detyrën, të gjithë ju që jeni produkt një procesi me integritet dhe meritor që ka qenë shembulli ma i mirë i dhënë nga një institucion që administron me një pushtet të pavarur si KGJK.
Së fundmi gjyqtarëve të sapo emëruar, iu drejtua edhe Udhëheqësja e Programit të Trajnimeve Fillestare znj. Valmira Pefqeli me informata të detajuara i njoftoi rreth programit, për mënyrën e realizimit të trajnimit teorik dhe praktik i cili do të realizohet në gjykatat përkatëse ku janë të emëruar si dhe vizitat që do të realizohen në institucione jo gjyqësore në bazë të kompetencës së Programit Fillestar. Po ashtu theksoji edhe rendësin e vlerësimit gjatë trajnimit gjë që ka shumë rëndësi në performancën e gjyqtarëve.
Gjyqtarët e sapoemëruar, janë pajisur me dokumente që hynë në kuadër të PTF-së, siç janë: Rregullorja për Programin e Trajnimit Fillestar, Programi i Trajnimit Fillestar si dhe Kalendari trajnues për muajin korrik 2022.
Trajnimin fillestar (2022/2023) do ta ndjekin 48 gjyqtarë të sapo emëruar ku prej tyre 3 janë të komunitetit serb. Gjyqtarët janë të emëruar në 6 degë të nivelit themelorë dhe të gjitha nëndegët e gjykatave të Kosovës, në këtë gjeneratë gjyqtarët do ta realizojnë trajnimin të ndarë në dy grupe, ku njëri grup do të filloj trajnimin me lëmine penale për të vazhduar me atë civile ndërsa grupi tjetër me lëmine civile për të vazhduar me atë penale.
15-07-2022