Më 07 prill 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Trafikimi me njerëz dhe kontrabandimi me migrantë”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ngritja e kapaciteteve profesionale në gjyqësor në mënyrë që gjyqtarët dhe prokurorët të ngrisin efikasitetin dhe efektivitetin në luftën kundër kryesve të veprave penale të trafikimit me njerëz dhe konrabandimit me migrantë.
Në trajnim u trajtua korniza ligjore vendore dhe ajo ndërkombëtare që rregullon këtë fushë, veprat penale të trafikimit me njerëz dhe kontabandimit me migrantë si dhe identifikimi i elementeve të këtyre veprave penale.
Gjatë diskutimeve gjithashtu u shtjelluan dallimet dhe ngjashmëritë në mes të trafikimit me njerëz dhe kontrabandimit me migrantë si dhe mënyrat për parandalimin e këtyre veprave të cilat janë vazhdimisht në rritje.
Trajnimi u zhvillua në mënyrë interaktive përmes diskutimeve për sfidat dhe problemet të cilat pjesëmarrësit i hasin në praktikën gjyqësore. Në pjesën e fundit të trajnimit, pjesëmarrësit u ndanë në grupe punuese ku punuan dy raste praktike të parashtruara nga trajnuesit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët pranë gjykatave dhe prokurorive themelore.
07-04-2015