Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-04-2015

Punëtori me Trajnuesit e IGJK për hartimin e agjendave të trajnimeve për periudhën prill - qershor

Me 3-4 prill 2015, IGJK me mbështetjen financiare të UNDP ka realizuar punëtorinë me trajnuesit e IGJK-së për hartimin e agjendave të trajnimeve që do të realizohen në periudhën prill – qershor 2015.

Objektiva të punëtorisë ishin që pjesëmarrësit të hartojnë agjendat e trajnimeve, strukturën e përmbajtjes së trajnimeve, të plotësojnë formularët për zbatimin e trajnimeve në trajnimet ku ata janë caktuar si trajnues.

Pjesëmarrësit të ndarë në grupe, krahas hartimit të agjendave dhe formularëve të trajnimit, po ashtu u koordinuan edhe për temat që secili bashkë-trajnues do të mbulojë në trajnimin konkret. Krahas saj u vendos edhe për materialet që do të prezantohen gjatë trajnimeve. 

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin trajnuesit e IGJK-së që janë caktuar të mbajnë trajnime në periudhën prill – qershor 2015.

Shpërndaje :