Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-04-2015

Procedurat penale alternative që mundësojnë efikasitet (ndërmjetësimi dhe pezullimi i përkohshëm i procedurës)

Më 02 prill 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin me temë “Procedurat penale alternative që mundësojnë efikasitet (ndërmjetësimi dhe pezullimi i përkohshëm i procedurës)”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte thellimi i njohurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me zbatimin e procedurave alternative dhe inkurajimi i tyre për aplikimin e këtyre procedurave kurdo që është e mundur si dhe ngritja e efikasitet në zgjidhjen e lëndëve në një kohë sa më të shkurtër.

Punimet në këtë sesion trajnues u fokusuan në trajtimin e kornizës ligjore vendore që e rregullon këtë fushë, ndërmjetësimin dhe anët pozitive të tij, referimin e një çështje penale në ndërmjetësim nga ana e prokurorit si dhe pezullimi i përkohshëm i procedurës.

Gjithashtu u elaborua negocimi i marrëveshjes për pranimin e fajësisë, inicimi i negociatave dhe kushtet kur mund të negociohet marrëveshja për pranimin e fajësisë.

Gjatë këtij trajnimi në veçanti u trajtua marrëveshja për pranimin e fajësisë, përmbajtja e marrëveshjes si dhe roli i gjykatës, paraqitja e marrëveshjes dhe procedura që zhvillohet para gjykatës ku marrëveshja shqyrtohet në një seancë dëgjimore. Po ashtu u ngrit për diskutim tërheqja e marrëveshjes dhe pasojat e saj dhe e drejta e palëve për ankesë nëse vendimi i gjykatës i kalon kufijtë e marrëveshjes në lidhje me dënimin e shqiptuar.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët dhe prokurorët  e nivelit themelor.

Shpërndaje :