Më 21 prill 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës, në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin lidhur me temën “Provat, pranueshmëria e tyre”.
Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëmarrës lidhur me mënyrën e sigurimit të provave në procedurën hetimore-paraprake me qëllim të efektivitetit të prokurorit në rastin e ngritjes së aktakuzës dhe gjyqtarit kur vlerëson dhe merr vendimin.
Gjatë trajnimit u trajtuan dispozitat ligjore që rregullojnë këtë fushë, provat e pranueshme dhe të pa pranueshme dhe dallimi në mes tyre, kushtet ligjore që parashihen për të bërë një provë të papranueshme dhe procedura për shpalljen e provës së pa pranueshme si para ngritjes së aktakuzës po ashtu edhe procedura për shpalljen e provave të papranueshme pas ngritjes së aktakuzës si dhe rastet kur pohimi duhet mbështetur me prova tjera.
Gjithashtu u ebaboruan format e aktvendimit për shpalljen e provave të papranueshme dhe e drejta në ankesë kundër këtij aktvendimi, kundërshtimi i provave dhe seanca për shqyrtimin e këtyre kundërshtimeve si dhe afati për paraqitjen e kundërshtimit.
Metodologjia e trajnimit ishte e kombinuar, me ligjërim teorik dhe raste nga praktika gjyqësore, me ç’ rast gjyqtarët dhe prokurorët pjesëmarrës diskutuan për temat e trajtuara në këtë trajnim.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët dhe prokurorët pranë gjykatave dhe prokurorive themelore dhe të apelit.
21-04-2015