Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-04-2015

’’Program Trajnimi për Trajnues për gjyqtarët e fushës komerciale – faza e III-të“

Më 21–23 prill 2015, IGJK në mbështetje nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe implementuar nga RIPA International, ka mbajtur një trajnim tre ditor nga programi i trajnimit për trajnues me temën e lartpërmendur.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte i orientuar në dy pika kyçe: t’ju ofrohen pjesëmarrësve shkathtësi që do t’ju mundësojnë dhënien e programeve efektive trajnuese si dhe të arrihet një qëndrueshmëri e trajnimeve që aktualisht ofrohen nga RIPA International.

Duke praktikuar metodologjinë dhe teknikat bashkëkohore të moderimit nga ana e trajnuesve ndërkombëtar, gjatë këtij trajnimi u trajtuan: projektimi i një Programi Trajnimi me theks të veçantë elementet e ciklit të trajnimit, ekzaminimi i procesit të projektimit të programit trajnues, stilet e mësimit, identifikimi dhe tejkalimi i pengesave në mënyrë që programi të jepet në mënyrë sa më të efektshme.

Gjithashtu një pjesë e këtij trajnimi iu dedikua strukturimit të një seance trajnimi, parimeve udhëheqëse, fasilitimit dhe teknikave që duhet përdorur gjatë trajnimit, me ç ‘rast iu mundësua pjesëmarrësve edhe të praktikojnë aftësitë e tyre prezantuese përmes shkrimit dhe dhënies së disa seancave trajnuese me tema të ndryshme.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme dhe nga Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Çështje Ekonomike.

Shpërndaje :