Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-04-2015

Vizite në Akademinë e Drejtësisë dhe Institucione të Sistemit të Drejtësisë në Republikën e Turqisë

Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë së Republikës së Turqisë dhe me mbështetje nga TIKA, nga data 13-17 prill 2015, ka realizuar një vizitë zyrtare në institucione të ndryshme të sistemit turk të drejtësisë.

Ky program është realizuar për kandidatët e gjeneratës së parë të cilët kanë përfunduar Programin e Trajnimit Fillestar në Institutin Gjyqësor të Kosovës, e që tani ushtrojnë funksionin e tyre si gjyqtarë dhe prokurorë. Pjesë e delegacionit të kësaj vizite ishin edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, Kryesuesi i KGJK-së, Sekretari i Përhershëm i Ministrisë së Drejtësisë, një anëtarë i Këshillit Drejtues, Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, Drejtori i IGJK-së dhe një Zyrtare e Lartë Gjuhësore.

Kjo vizitë  kishte për qëllim t’i njoftojë pjesëmarrësit me strukturën, organizimin dhe rolin e Akademisë së Drejtësisë, sistemin gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi, pa përjashtuar institucione të rëndësishme të drejtësisë. Me këtë rast pjesëtarët e delegacionit patën rastin të njihen me mënyrën e selektimit të trajnuesve, rekrutimin dhe trajnimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, kohëzgjatjen e trajnimit si dhe programet e trajnimit që zhvillohen në këtë institucion.

Në kuadër të këtij programi janë realizuar vizita edhe në Këshillin e Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Gjykatën Sincan-it, Qendrën e IT-së UYAP, Gjykatën e Kasacionit, Ministrinë e Drejtësisë, Gjykatën e Lartë Administrative si dhe në Gjykatën Kushtetuese. Në të gjitha këto institucione pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me punën, rolin dhe sfidat me të cilat ballafaqohen ato, si dhe diskutuan për çështjet që lidhen me punën e tyre praktike. Ky delegacion pati mundësinë të vizitojë edhe vende të karakterit social, kulturor dhe historik të cilat ndodhen nç Stamboll të Republikës së Turqisë.  

Shpërndaje :