Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-04-2015

Takimi koordinues me donatorë të IGJK-së

Me 21 prill 2015, IGJK mbajti takimin e rregullt koordinues me donatorë. Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve trajnuese me partnerët ndërkombëtar të cilët mbështesin realizimin e programeve të IGJK-së.

Drejtori i IGJK-së prezantoi aktivitetet e vitit 2014 duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë të ndërsjellë qe IGJK ka pasur me partnerët ndërkombëtar. Gjithashtu u prezantuan edhe aktivitetet e mbajtura të periudhës janar-mars 2015. Në fund të prezantimit drejtori theksoi nevojat për mbështetje dhe koordinim të mëtutjeshëm nga donatorët.

Gjatë takimit përfaqësues të donatorëve të IGJK-së, prezantuan rrjedhën e projekteve të tyre të tanishme dhe planet për mbështetje në të ardhmen. Ata falënderuan IGJK-në për bashkëpunimin e mirëfilltë në zbatimin e projekteve dhe shprehën gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, EULER 2, UNDP, UNWOMEN, GIZ, USAID/CLE, USAID/EROL, US-DOJ/OPDAT, EURIP, Ambasada e Holandës, Këshilli i Evropës, Human Dynamics, dhe nga stafi i IGJK-së.

Shpërndaje :