Me 22 dhe 23 prill 2015, organizuar nga Akademia për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik e Republikës së Maqedonisë me përkrahje nga TAIEX, në Shkup është organizuar një workshop me temën“ Lufta kundër Korrupsionit”
Qëllimi i këtij workshopi ishte shkëmbimi i përvojave ndërmjet gjyqtarëve dhe prokurorëve në luftë kundër korrupsionit si dhe diskutimi ndërmjet përfaqësuesve te institucioneve trajnuese të rajonit për ngritjen e kualitetit të programeve trajnuese në këtë kuadër.
Çështjet e trajtuara në këtë workshop ishin: Integriteti dhe pavarësia e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, masat e GRECO’s kundër korrupsionit, struktura legjislative dhe mekanizmat në luftë kundër korrupsionit, përfshirë ato për emërim, vlerësim disiplinim dhe trajnim të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Me këtë rast u prezantuan përvojat konkrete praktike në luftën kundër korrupsionit.
Ne këtë workshop morën pjese përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Turqia.
Nga Kosova ne këtë workshop morën pjesë, kryetari dhe një gjyqtar i Gjykatës se Apelit, një prokuror special dhe drejtori i IGJK-së.
23-04-2015