Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-04-2015

Sekuestrimi dhe konfiskimi para ngritjes së aktakuzës

Më 28 prill 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV-së ka realizuar trajnimin me temë “Sekuestrimi dhe konfiskimi para ngritjes së aktakuzës”.

Synimi i organizimit të këtij trajnimi ishte kontributi në thellimin e njohurive teorike dhe praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me dallimet në mes sekuestrimit të përkohshëm dhe konfiskimit të përkohshëm si dhe hartimi i drejtë i urdhrave lidhur me sekuestrim dhe konfiskim të përkohshëm.

Fokusi kryesor i këtij trajnimi ishte elaborimi i kornizës ligjore për konfiskim si në aspektin e instrumenteve ndërkombëtare po ashtu dhe të legjislacionit vendor. Në veçanti u elaboruan dispozitat ligjore lidhur me procedurën që ndiqet për realizim të suksesshëm të sekuestrimit dhe konfiskimit, me ç’ rast u theksua nevoja që këto dy forma të marrjes së pasurisë të fituar me vepër penale të përdoren më shumë gjë që do të kontribuojë në luftimin më të suksesshëm të krimit. Në këtë kuadër u diskutua për rolin dhe veprimet e prokurorit e gjyqtarit në procedurën e konfiskimit dhe sekuestrimit.

Gjithashtu u trajtua qëllimi i sekuestrimit dhe konfiskimit, parimet bazë për sekuestrim dhe konfiskim, bllokimi-ngrirja e përkohshme e aseteve, urdhri ndalues dhe shqyrtimi për konfirmimin e ndalimit të pasurisë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të nivelit themelor, prokurorë të nivelit themelor dhe të Apelit.

 

Shpërndaje :