Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-04-2015

Kodi i Mirësjelljes Gjyqësore, korniza ligjore, praktikat vendore dhe ndërkombëtare

Më 24 prill 2015, IGJK në bashkëpunim dhe mbështetje të OSBE –së ka realizuar trajnimin me temë “Kodi i Mirësjelljes Gjyqësore, korniza ligjore, praktikat vendore dhe ndërkombëtare”.

Qëllimi i trajnimit ishte identifikimi i vështirësive në zbatimin praktik të Kodit të Etikës së gjyqtarëve për shkak të mos harmonizimit të tij me Ligjin mbi Gjykatat dhe standardet ndërkombëtare.

Me rastin e këtij trajnimi u diskutua dhe u trajtua në përgjithësi për sjelljen gjyqësore me theks të veçantë në vështirësitë që gjyqtarët hasin në zbatimin e Kodit të Etikës gjatë ushtrimit të profesionit si dhe shkëmbimi i përvojave në këtë drejtim.

Pjesëmarrësit përmes rasteve studimore dhe punës në grupe vlerësuan se deri në ç’ masë i ruan gjyqtari standardet etike gjatë seancave gjyqësore dhe paraqitjeve publike.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, avokatë, bashkëpunëtorë profesional të gjykatave nga regjioni i Gjilanit.

Shpërndaje :