Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-05-2015

Vizitë studimore në Institutin Nacional të Drejtësisë në Bullgari

Nga data 18-22 maj 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" EULER II, ka realizuar një vizitë studimore në Institutin Nacional të Drejtësisë dhe institucionet tjera të sistemit të drejtësisë në Bullgari për stafin e IGJK-së.

Qëllimi i vizitës së stafit të IGJK-s ishte njohja me sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Bullgarisë, organizimin dhe menaxhimin institucinal të Institutit Nacional të Drejtësisë, zbatimin e trajnimit fillestar, trajnimit të vazhdueshëm për gjyqtarë, prokurorë dhe stafin administrativ, veçanërisht funksionimin e Qendrës për Informacion dhe lidhur me mësimin në distancë.

Pjesë e agjendës për stafin ishte edhe vizita në Gjykatën Supreme të Kasacionit, në të cilën u prezantua sistemi gjyqësor i Bullgarisë dhe njëkohësisht u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Institutit Gjyqësor të Kosovës dhe Institutit Nacional të Drejtësisë së Bullgarisë.

Shpërndaje :