Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-05-2015

Shpëlarja e parave dhe financimi i terrorizmit

Më 19 maj 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV-së realizoi trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë: “Shpëlarja e parave dhe financimi i terrorizmit”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte para së gjithash avancimi i njohurive teorike dhe  praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëmarrës për çështjet që ndërlidhen me klasifikimin e veprave penale të shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, identifikimi i rasteve kur kemi të bëjmë me këto vepra dhe njohja me institucionet financiare dhe obligimet e tyre në luftën kundër kësaj dukurie.

Fillimisht në këtë trajnim u elaborua legjislacioni vendor që mbulon këtë rrafsh me theks të veçantë dispozitat e Ligjit për parandalimi e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, format e kryerjes dhe  mënyrat që duhen përdorur nga hetuesit dhe prokurori për hetim, zbulim dhe ndjekje penale për pastrim të parave.

Në pjesën e pasdites u trajtuan veprat penale të financimit të terrorizmit, elementet, fazat e kryerjes së kësaj vepre, si dhe vlerësimi dhe mbikëqyrja e financimit të terrorizmit si një sfidë e madhe në luftën për parandalim të kësaj dukurie.

Gjatë këtij trajnimi prezantoi dhe një zyrtarë i lartë nga Njësia e Inteligjencës Financiare (NJIF) i cili i njoftoi gjyqtarët dhe prokurorët pjesëmarrës për rolin dhe sfidat që hasin me ç’ rast potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me këtë institucion dhe institucionet tjera relevante për parandalimin e këtyre veprave penale.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor si dhe prokurorët special.

Shpërndaje :