Më 30 prill 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV-së organizoi trajnimin me temë: “Krimi kibernetik”.
Trajnimi kishte për qëllim thellimin e njohurive teorike dhe praktike nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur veprat penale me element të krimit kibernetik si një dukuri e cila gjithnjë është në rritje dhe krijimi i praktikave më të mira dhe efikase në luftimin e krimit kibernetikë.
Çështjet që u trajtuan në këtë trajnim u fokusuan kryesisht në trajtimin e legjislacionit vendor e në veçanti u diskutua për ligjin dhe procedurën për parandalimin e krimit kibernetik si dhe legjislacioni ndërkombëtar që e mbulon këtë fushë. Në kontekst të kësaj, u elaboruan kërcënimet, tendencat, sfidat në luftimin e krimit kibernetik si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik.
Me rastin e këtij trajnimi zyrtari nga Departamenti për Krimin Kibernetik nga Policia e Kosovës njoftoi për së afërmi gjyqtarët dhe prokurorët lidhur me punën dhe sfidat e këtij departamenti në luftën kundër krimit kibernetik.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi përmes rasteve praktike diskutuan dhe parashtruan pyetje për çështjet që u trajtuan.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit themelor.
30-04-2015