Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-06-2015

Përpjekjet e Institutit Gjyqësor të Kosovës për Integrim në EJTN

Me 15 qershor 2015, Drejtori i Institutit Gjyqësor të Kosovës mori pjesë në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Rrjetit Evropian të Qendrave për Trajnim Gjyqësor (EJTN) i cili i mbajt në Riga të Latvisë. Rrjeti EJTN është një forum me përbërje të vetëm shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. Megjithatë ky rrjet pranon edhe antarë vëzhgues dhe bashkëpunon edhe me institucione mandati i të cilëve lidhet me zhvillimin e gjyqësorit.

Në agjendë të këtij takimi, ndër të tjera është edhe shqyrtimi i aplikacionit të IGJK-së për antarësim në ndonjë nga format e pranueshme për rrjetin. Me këtë rast drejtori i IGJK-së bëri një prezantim të arsyeve dhe qëllimit të aplikimit si dhe prezantoj punën dhe të arriturat e Institutit Gjyqësor të Kosovës. Ai theksoj se, IGJK sot ka shënuar partneritet me shumë institucione trajnuese ne Evropë dhe më gjerë, partneritet i cili ka bërë që IGJK të njihet si institucion i cili aplikon standarde të larta në zbatim të mandatit për trajnim gjyqësor.

Pjesëmarrja e IGJK-së në këtë takim dhe në përgjithësi përpjekjet për antarësim të IGJK-së në rrjetin EJTN është duke i mbështetur Projekti i BE-së “Mbështetje Reformave për Arsimim Ligjor në Kosovë”.

Shpërndaje :