Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-06-2015

Takim përgatitor “Rrjeti i Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të Ballkanit Perëndimor”

Me 23 qershor 2015, në Sarajeve të Bosnjë Hercegovinës u mbajt takimi i parë përgatitor për institucionet e trajnimit gjyqësor të Ballkanit perëndimor. Kjo ngjarje u përcoll me pjesëmarrje të institucioneve trajnuese të Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Synimi i këtij takimi ishte që të diskutohet për formatin e bashkëpunimit aktual dhe shkëmbimit të ideve për bashkëpunimin në të ardhmen.

Gjatë takimit përfaqësuesit e institucioneve trajnuese i prezantuan strukturat dhe mandatet e institucioneve të tyre gjyqësore duke i përfshirë programet e trajnimeve, projektet, planet vjetore dhe vizionin për zhvillimin e sistemeve përkatëse gjyqësore.

Me këtë rast u diskutua edhe për propozimet e ndryshme dhe idetë e rrjetit për të ardhmen (aktivitetet rajonale, anëtarët/ vëzhguesit, fushat e bashkëpunimit etj.

Në këtë takim Kosova u përfaqësua nga Drejtori i IGJK-së dhe një anëtare e KGJK-së.

Shpërndaje :