Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-06-2015

Parimet e Bangalores për sjellje gjyqësore, kuptimi dhe zbatimi

Më 16 qershor 2015, IGJK në bashkëpunim dhe mbështetje të OSBE-së ka realizuar trajnimin me temë “Parimet e Bangalores  për sjellje gjyqësore, kuptimi dhe zbatimi”.

Ky trajnim ishte vazhdimësi e sesionit të mbajtur në prill të këtij viti në të cilin është trajtuar Kodi i Mirësjelljes Gjyqësore, korniza ligjore, praktikat vendore dhe ndërkombëtare.

Qëllimi i trajnimit ishte prezantimi i parimeve të Bangalores të cilat synojnë të krijojnë standarde për sjellje etike të gjyqtarëve dhe të cilat do të jenë pjesë e Kodit të ri të Etikës së Gjyqtarëve me ndryshimet dhe plotësimet që do të bëhen në këtë kod.

Me rastin e këtij trajnimi u  vunë në pah vlerat si: Pavarësia, Paanshmëria, Integritetit, Korrektësia, Pabarazia, Kompetenca dhe Zellshmëria. Po ashtu janë ofruar edhe raste studimi, të cilat përmes punës në grupe identifikuan shkeljet etike sipas këtyre parimeve.  

Ky trajnim do të vazhdojë edhe në shtator ku do të shërbejë si forum në të cilin do të identifikohen çështjet nga Parimet e Bangalores që nuk janë të përfshira në kodin aktual të etikës, për të dalë me rekomandime për ndryshimet dhe plotësimet e kodit të ri.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, avokatë dhe bashkëpunëtorë profesional të gjykatave nga regjioni i Gjilanit.

Shpërndaje :