Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-06-2015

Kursi hyrës për stafin administrativ të prokurorive

Nga data 1-5 qershor 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" EULER II, për herë të parë ka realizuar kursin hyrës për stafin administrativ të prokurorive.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e performancës së stafi administrativ të prokurorive, ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve të tyre profesionale, njoftimi me informacion të përgjithshëm në lidhje me strukturën dhe administrimin e sistemit gjyqësor e prokurorial, parimet dhe detyrat kryesore në kryerjen e përgjegjësive administrative në kuadër të sistemit dhe nxitjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga pjesëtarët e administratës.

Gjatë pesë ditë trajnimi të kursit hyrës janë trajtuar këto tema: Hyrje në sistemin gjyqësor të Kosovës, parimet dhe rregullimi Kushtetues, legjislacioni dhe institucionet, shqyrtimi i shkurtër i reformës gjyqësore në aspektin historik (pas vitit 1999) dhe ndryshimet e fundit legjislative që kanë të bëjnë me strukturën dhe funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, hyrje në administratën gjyqësore/prokuroriale - legjislacioni përkatës, funksionet dhe përgjegjësitë.. Kodi i Etikës dhe sjelljes profesionale, qasja në informacion, konfidencialiteti i të dhënave dhe informacioni i klasifikua dhe mbrojtja e të dhënave (aktet përkatëse ligjore, aspektet praktike), koncepti i "Shërbimeve të Orientuara në Cilësi " dhe në shërbim të qytetarëve, si dhe hyrje në planifikim, menaxhim, menaxhimin e kohës dhe stresit.

Pas secilës pjesë teorike trajnimi është karakterizuar me punën në grupe të pjesëmarrësve.

Përfitues të trajnimeve hyrëse ishin 41 zyrtarë të ndryshëm të prokurorive duke përfshirë Zyrtar ligjor, Mbrojtës  të viktimave, Zyrtar financiar, Zyrtar i arshivës, Teknik të IT, Referent, Përkthyes.

 

 

Shpërndaje :