Me 18-21 Qershor 2015, IGJK ka organizuar një tryezë pune me stafin të cilët merren me udhëheqjen, planifikimin, koordinimin dhe menaxhimin e IGJK-së dhe të gjita aktiviteteve trajnuese dhe administrative.
Qellimi i tryezës ishte vlerësimi i punës së IGJK-së për vitin 2014, sfidat dhe përcaktimet për vitin 2015. Në këtë kuadër u prezantuan zhvillimet dhe sfidat të cilat i kanë karakterizuar programet e IGJK-së dhe propozimet për tejkalimin e tyre. U diskutua edhe për mundësinë e përfshirjes së profesionistëve tjerë në programet trajnuese të IGJK-së dhe për ngritjen e metodologjisë trajnuese.
Për më tepër u analizuan aktet nënligjore aktuale të IGJK-së, nevoja për amandamentim të tyre dhe mundësia e nxjerrjes së akteve tjera. Një çështje tjetër me rëndësi ishte edhe koordinimi i punës me donatorë dhe mundësia e përfitimit në kryerjen e aktiviteteve të IGJK-së.
Në bzë të prezantimeve të pjesëmarrësve dhe përfundimeve të nxjerra, u hartua një plan pune i IGJK-së për periudhën korrik – dhjetor 2015.
22-06-2015