Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

26-06-2015

Markat tregtare

Më datë 26 qershor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE i zbatuar nga EUIPR, ka mbajtur trajnimin dy ditor me temën “Markat tregtare”.

Qëllimi i këtij trajnimi konsiston në thellimin e njohurive tek gjyqtarët lidhur me markat tregtare, shenjat që mund të mbrohen si marka tregtare dhe sfidat që paraqiten në implementim të legjislacionit që rregullon këtë fushë.

Fillimisht në këtë trajnim gjyqtarët pjesëmarrës u njohën me punën dhe sfidat e  Agjencisë për Pronësinë Intelektuale - MTI,  procedurat e regjistrimit dhe refuzimit për regjistrim të markave tregtare, kohëzgjatja e mbrojtjes dhe sistemi në përgjithësi i pronësisë intelektuale në Kosovë.

Në vazhdim në këtë trajnim u elaborua legjislacioni vendor dhe ndërkombëtar për markat tregtare, rastet e shkeljeve të markave tregtare, koncepti ligjor dhe faktorët për gjasat e konfuzionit te publiku relevant dhe procedura që zhvillohet pranë gjykatës lidhur me zgjidhjen e këtyre rasteve.

Pjesëmarrësit u ndan në grupe dhe punuan lidhur me dy raste praktike të kundërshtimit të markave tregtare dhe vlerësimit të gjasave për konfuzion.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë- departamenti administrativ dhe zyrtarë nga Agjencia e Pronësisë Intelektuale-MTI.

Shpërndaje :