Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-06-2015

Zhvillimi i programit trajnues për administrimin e e gjykatave

Me 8-10 qershor 2015, IGJK në bashkëpunim me programin e USAID-it, EROL, ka realizuar punëtorinë për zhvillimin e programit trajnues për administrimin e gjykatave.

Qëllimi i punëtorisë ishte zhvillimi i konceptit të kurseve për administrimin e gjykatave, siç janë: menaxhimi i rrjedhës së lëndëve, financat, standardet e performances, planifikimi strategjik, udhëheqja, hulumtimi, etika dhe resurset njerëzore.

Në këtë kuadër pjesëmarrësit u angazhuan që krahas zhvillimit të konceptit për secilin kurs të zhvillojnë edhe objektivat e përgjithshme dhe temat që do të trajtohen përfshirë edhe kohëzgjatjen e kursit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin përfaqesues të IGJK-së, SKGJK-së dhe gjyqtarë.

Shpërndaje :