Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-06-2015

Dhuna në familje

Më 25 qershor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizoi trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë “Dhuna në familje”.     

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i shkathtësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve lidhur me masat mbrojtëse kundër dhunës në familje, mbrojtjen gjyqësore në kontestet që kanë të bëjnë me dhunën në familje si dhe mbrojtjen e fëmijëve gjatë procedurës gjyqësore në rastet e dhunës në familje.

Çështjet që u debatuan gjatë trajnimit ishin dispozitat ligjore të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje (LMDHF), Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2013 si dhe instrumentet ndërkombëtare dhe rajonale që e mbulojnë këtë fushë.

Gjatë trajnimit çështjet që nxitën diskutime ishin kohëzgjatja e masave mbrojtëse, ekzekutimi dhe pasojat e mos ekzekutimit të urdhrit për mbrojtje si dhe ndërprerja dhe vazhdimi për urdhër mbrojtjen emergjente.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe bashkëpunëtor profesional të nivelit themelor. 

Shpërndaje :