Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-06-2015

Kursi hyrës / moduli dy për stafin administrativ të prokurorive

Nga data 22-24 qershor 2015, IGJK në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës" EULER II,  ka realizuar trajnimet nga kursi hyrës në modulin dy për stafin administrativ të prokurorive.

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte që edhe me tutje të vazhdohet në ngritje e performancës së stafit administrativ të prokurorive, ndërtimin e aftësive dhe kapaciteteve të tyre profesionale dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve të ofruara nga pjesëtarët e administratës.

Gjatë tri ditë trajnimi të kursit hyrës në modulin e dytë janë trajtuar këto tema: hyrje në punën e gjykatave dhe prokurorive; struktura, organogramet; kategoritë e stafit administrativ dhe të drejtat e detyrimet e tyre, komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm dhe puna në ekip, rregullat dhe rregulloret kryesore për menaxhimin e rrjedhës së lëndëve, prezantimi i llojeve të regjistrave dhe dokumenteve të mirëmbajtura nga stafi administrativ; rregullat dhe mostrat, specifikat e punës në çështjet penale dhe çështjet administrative; llojet e rasteve, aktet gjyqësore dhe seancat gjyqësore, procedurat gjyqësore dhe detyrat përkatëse të personelit administrativ, dërgimi i thirrjeve, afatet.

Pas secilës pjesë teorike trajnimi është karakterizuar me punën në grupe të pjesëmarrësve.

Përfitues të trajnimeve hyrëse ishin 41 zyrtarë të ndryshëm të prokurorive duke përfshirë Zyrtar ligjor, Mbrojtës të viktimave, Zyrtar financiar, Zyrtar i arshivës, Teknik të IT, Referent, Përkthyes.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësve ju shpërndan certifikata.

Shpërndaje :