Më 08 korrik 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të PTV-së organizon trajnimin me temë: “Mbrojtja e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve”.
Në kuadër të këtij trajnimi do trajtohet korniza ligjore që mbulon mbrojtjen e kategorive të posaçme në procedurë siç janë të dëmtuarit dhe dëshmitarët, ofrimi i mbrojtjes për të dëmtuarit dhe dëshmitarët, njohja me kategoritë e ndryshme të dëshmitarëve dhe kategorizimi i tyre. Në aspekt të kësaj do të elaborohen dëshmitarët e privilegjuar dhe dëshmitarët e liruar nga detyrimi për të dëshmuar si dhe dëshmitarët me nevoja të veçanta.
Përfitues të trajnimit janë gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit policor.
08-07-2015