Më 16 korrik 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës realizoj trajnimin për gjyqtarë me temë “Mjetet provuese dhe marrja e provave” me fokus në procedurën kontestimore.
Ky trajnim kishte për synim të ndihmoj pjesëmarrësit në analizimin dhe implementimin e drejtë të dispozitave ligjore lidhur me kohen e propozimit dhe paraqitjes së provave në procedurën kontestimore si dhe të kontribuoj në evidentimin dhe evitimin e problemeve praktike lidhur me atë se si duhet të zhvillohet procedura e të provuarit.
Gjatë këtij trajnimi u diskutua për rastet kur gjykata është e autorizuar që ti marrë provat që nuk i kanë propozuar palët, po që se konstaton se palët tentojnë të disponojnë me kërkesa me të cilat nuk kanë të drejtë të disponojnë, llojet e mjeteve provuese në procedurën kontestimore, barra e të provuarit në procedurën kontestimore si dhe sigurimi i provave (paraprova)
Në këtë aspekt u shtjelluan edhe faktet të cilat duhet të provohen si dhe ato të cilat nuk duhet të provohen në procedurën kontestimore, me ç ‘rast u dhanë edhe shembuj të ndryshëm të vendimeve gjyqësore nga trajnuesit me qëllim të kontributit në unifikimin e praktikës gjyqësore lidhur me këtë fushë
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë të nivelit themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
16-06-2015