Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-09-2015

Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës- Sesioni I

Më 03-04 shtator 2015, IGJK, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme ka realizuar sesionine parë të trajnimit “Program i Specializuar Trajnimi për Prokurimin Publik të Kosovës”.

Qëllimi i këtij sesioni konsistonte në zhvillimin e njohurive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe akterëve të tjerë në këtë fushë, në drejtim të njohjes dhe zbatimit në praktikëtë procedurave dhe fazave të prokurimit publik.

Në kuadër të sesionit të parë të këtij programi janë trajtuar: planifikimi i prokurimit si hap i parë në procesin e prokurimit, përparësitë e planifikimit të prokurimit dhe të metat e mos planifikimit, njoftimi indikativ si dhe qëllimi i dorëzimit të planifikimit në Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP).

Gjithashtu u shtjellua lidhur me specifikimet teknike si një deklarim i saktë me ç’ rast u potencua rëndësia e hartimit dhe përmbajtjes së specifikimit teknik. Faza tjetër e këtij sesioni u fokusua në trajtimin e dosjes së tenderit, pranimin e tenderëve, hapjen publike, sqarimin e tenderëve, krijimin e komisioneve vlerësuese, fazat dhe kriteret e vlerësimit të ofertave si dhe rekomandimi i operatorit fitues.

Trajnimi ishte interaktiv në çdo fazë të tij me ç’ rast pjesëmarrësit diskutuan dhe ngritën dilemat dhe problemet e tyre që hasen në praktikë.

Në kuadër të këtij Programi Trajnues për Prokurimin Publik do të mbahet edhe sesioni i dytë.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë nga Njësia e Inteligjencës Financiare, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore dhe Agjencia Kundër Korrupsionit.

Shpërndaje :