Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-09-2015

Standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për mbrojtjen e rrjedhësve të informatave

Më 01 shtator 2015, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Thomson Foundation ka realizuar trajnimin me temë: “Standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për mbrojtjen e rrjedhësve të informatave”

Ky trajnim synonte avancimin e njohurive profesionale të përfituesve në njohjen e legjislacionit vendor dhe standardeve evropiane për denoncuesit e keqpërdorimeve dhe parregullsive në institucionet publike dhe private.

Fillimisht, në këtë trajnim prezantuan dy gazetarë për përvojat e tyre në denoncimin e keqpërdorimeve dhe parregullsive në institucionet publike, si dhe për sfidat në punën profesionale, ballafaqimin me censurën dhe denoncimin publik, më pas trajnimi vazhdoi me prezantimin e ekspertes ndërkombëtare.

Në kuadër të këtij trajnimi, u elaborua Ligji për Mbrojtjen e Informatorëve, mbrojtja ligjore sipas KEDNJ-së dhe u trajtuan raste nga praktika gjyqësore e GJEDNJ-së. Në pjesën e fundit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe punuan në një rast praktik për klasifikim të sinjalizuesve në bazë të kritereve të të konsideruarit sinjalizues.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë, avokatë, zyrtarë nga Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, BIRN, Këshilli i Mediave të Pavarura, KDI. 

Shpërndaje :