Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-09-2015

Zbatimi i nenit 6 të KEDNJ në nivel nacional – e drejta për një proces të rregullt në kontekst të praktikës gjyqësore të GJEDNJ

Më 10 shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës ka realizuar trajnimin për gjyqtarë dhe prokurorë me temë “Zbatimi i nenit 6 të KEDNJ në nivel nacional – e drejta për një proces të rregullt në kontekst të praktikës gjyqësore të GJEDNJ”.      

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve pjesëmarrës në implementimin e drejtë të dispozitavetë nenit 6 të KEDNJ, për të drejtën në një proces të rregullt gjyqësor.

Në këtë trajnimjanë elaboruar çështjet që ndërlidhen me elementet e të drejtës për një proces të rregullt në kontekst të praktikës gjyqësore të GJEDNJ. Në këtë aspekt u trajtuanveçmas pavarësia dhe paanshmëria e gjykatave, ndikimet e brendshme dhe të jashtme si dhe paanësia e gjykatave të shoqëruara me raste nga praktika gjyqësore e GJEDNJ.

Trajnimi u zhvillua përmes diskutimeve me pjesëmarrës, për rastet nga praktika gjyqësore e GJEDNJ

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë dheprokurorë të nivelit themelor. 

Shpërndaje :