Më 9 shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Mjekësisë Ligjore të mbështetur nga projekti IPA i financuar nga BE, ka realizuar trajnimin me temë “Trajnimi mbi Torturën, Protokolli i Stambollit dhe konventat ndërkombëtare”.
Qëllimi i trajnimitishte që pjesëmarrësit t’i mbështesë në familjarizimin me rolin e konventave ndërkombëtare kundër torturës. Në këtë kuadër, në fokus ishte elaborimi i Protokollittë Stambollit, sidhe rëndësia e zbatimit të tij ngaana e prokurorëve, gjë që do të ndihmonte në punën e ekspertëve mjeko ligjor dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Një vëmendje e rëndësishme iu kushtua edhe trajtimit të torturës, e cila u diskutua në kontekst të perspektivës globale mbi torturën, hetimet mjeko ligjore të torturave të supozuara, aspektet specifike të hetimeve të torturës dhe procedurave ligjore. Po ashtu u trajtua edhe rëndësia e monitorimit të burgjeve.
Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë dhe ekspert-mjeko ligjor nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore si dhe zyrtarë nga Qendra Kosovare për Rehabilitim.
09-09-2015