Më 09 shtator 2015, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, IGJK në bashkëpunim me CLE-USAID kanë realizuar trajnimin për gjyqtarë me temë“Parimet ekonomike të së drejtës komerciale”
Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja metrendët dhe zhvillimet e fundit ekonomike të cilat ndikojnë në mënyrë indirekte në marrjen e një vendimi profesional gjyqësor në kontestet ekonomike në drejtim të zgjidhjes efikase të mosmarrëveshjeve tregtare.
Diskutimet në këtë trajnim u fokusuan në elaborimin e kornizës ligjore që rregullon këtë fushë, me theks të veçantë u trajtua Ligji për Shoqëritë Tregtare dhe Ligji për Investimet e Huaja. Në kuadër të këtij trajnimi po ashtu u diskutua për rolin e të drejtës komerciale në promovimin e zhvillimit ekonomik, marrëveshjet bilaterale të investimeve si dhe referimi i kontesteve në arbitrazhet ndërkombëtare.
Trajnimiu zhvillua përmes diskutimeveme ç’ rast gjyqtarët pjesëmarrës shkëmbyen përvojat e tyre lidhur me temat në fokus të trajnimit.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e fushës civile nga Gjykata Supreme e Kosovës, gjyqtarë të Gjykatës së Apelit - Departamenti Ekonomik dhe gjyqtarë nga Gjykata Themelore Prishtinë- Departamenti Ekonomik dhe Administrativ.
09-09-2015