Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-09-2015

Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve në prokurori – Trajnim Regjional (Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj)

Më 21 shtator 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim m Këshillin Prokurorial të Kosovës të mbështetur nga OSBE, realizoi trajnimin me temë “Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve e bazuar në kreun XIV të KPK-së”.

Qëllimi i trajnimit ishte vlerësimi i zbatimit të kërkesave që dalin nga Strategjia për reduktimin e numrit të lëndëve, paraqitja e të dhënave të shkallës së përdorimit të procedurave alternative si dhe eliminimi i vështirësive gjatë zbatimit të procedurave alternative nga ana e prokurorive në nivel të vendit.

Rëndësi e veçantë në trajnim ju kushtua pezullimit të përkohshëm të procedurës sipas nenit 230 të KPP, kushtet kur ndjekja nuk është e detyrueshme sipas nenit 231 të KPP, procedura e ndërmjetësimit sipas nenit 232 të KPP, negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë sipas nenit 233 të KPP, si dhe përcaktimi dhe përkushtimi ndaj lëndëve me prioritet.

Përfitues të trajnimit ishin 11 prokurorë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, Gjilanit dhe Ferizajt si dhe Menaxheri i zyrës për trajnime në KPK.

Shpërndaje :